Suedia është vend demokratik. Fjala demokraci do me thënë qeverisje popullore. Kjo do të thotë se njerëzit në Suedi kanë mundësi të marrin pjesë dhe të vendosin për mënyrat se si do të qeveriset Suedia.
Në kushtetutën tonë thuhet se në Suedi i tërë pushteti mbështetet në popull dhe se parlamenti është përfaqësues kryesor i popullit. Personat të cilët do të përfaqësojnë popullin në parlament, prefektura dhe komuna zgjedhen në çdo katër vite.
Politikanët në parlament vendosin mbi gjëra që kanë të bëjnë me tërë vendin. Ministrat në qeveri i prijnë shtetit dhe kujdesen që atë që parlamenti vendos edhe të realizohet. Politikanët në prefektura dhe në komuna udhëheqin në ato pjesë të vendit ku të gjithë ne jetojmë.
Këtu ne do të përgjigjemi në pyetjet më të rëndomta mbi parlamentin.