A ka rregulla debatimi në dhomën parlamentare?
Po, ka rregulla të qarta që varen nga lloji i debatit për të cilin bëhet fjalë. Çdo fjalim duhet të lajmërohet paraprakisht dhe duhet të ketë kohë të caktuar. Deputeti që dëshiron të komentojë fjalimin e ndonjë deputeti tjetër duhet më parë të kërkojë të drejtën e fjalës.
A janë të gjitha debatet dhe votimet në dhomën parlamentare të hapura për opinionin?
Të gjitha debatet dhe votimet në dhomën parlamentare janë publike dhe janë të hapura për opinionin. Ju mund të përcillni mbledhjet në dhomën parlamentare nga tribuna e dëgjuesve apo nëpërmjet web televizionit. Pas mbledhjes ju poashtu mund të lexoni protokolin mbi atë që u tha dhe mbi vijimin e votimit.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
A mundemi t’u bëjmë pyetje deputetëve nga tribuna e spektatorëve?
Jo, në tribunë duhet të mbretërojë heshtje absolute. Po që se dëshironi t’i bëni pyetje ndonjë deputeti atëherë ju duhet ta kontaktoni atë në ndonjë mënyrë tjetër.