Sa deputetë ka parlamenti?
Parlamenti ka 349 deputetë parlamentar. 349 vendet e parlamentit ndahen në mes partive sipas numrit të votave që partitë kanë fituar në zgjedhje.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Sa mashkuj dhe sa femra ka në parlament?
Në krahasim me parlamente tjera, parlamenti suedez ka një numër të lartë të deputetëve femra, 47 përqind.
Si mund të bëhem deputet parlamenti? Cilat kushte duhet plotësuar për t’u bërë deputet në parlamentin e Suedisë?
Që të mund të zgjedheni deputet parlamenti ju duhet të keni të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare. D. m. th. ju duhet të jeni nënshtetas suedez dhe të keni mbushur 18 vite. Duhet poashtu të jeni emërtuar nga ndonjë parti politike dhe të jeni regjistruar në fletëvotim partiak. Do ta keni më lehtë të zgjedheni po që se jeni anëtarësuar në ndonjë parti dhe i keni kushtuar kohë ndonjë pune partiake.
Pas kësaj janë votat e zgjedhësve që vendosin se kush bëhet deputet parlamenti e kush jo. Votë mund t’i ipet vetëm partisë apo që të dyjave, edhe partisë edhe ndonjë kandidati të veçantë në fletëvotim.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Sa fiton një deputet parlamenti?
Deputetët e parlamentit kanë një pagë prej 71 500 koronave suedeze në muaj. Deputetët paguajnë tatim për këtë pagë.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Ledamöternas arvoden
Sa punon një deputet parlamenti dhe si duket një ditë pune e tij/saj?
Detyrat e një deputeti të parlamentit nuk janë si punët e rëndomta dhe me orar të caktuar. Prandaj dhe orari i punës së një deputeti ndryshon nga orari i deputetit tjetër. Por shumë deputetë thonë se ata punojnë rreth 60 – 70 orë në javë.
Ditët e punës nuk janë të njëjta. Një pjesë e madhe e kohës kalon nëpër mbledhje dhe takime me deputetë tjerë, si për shembull në komisione parlamentare dhe në takime partiake, pastaj takime me elektorat, ndërmarrje, organizata, autoritete dhe shumë tjera. Leximi i propozimeve me të cilat komisioni parlamentar punon dhe për të cilat do të debatohet e vendoset në dhomën parlamentare merr poashtu shumë kohë.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Så arbetar ledamöterna
Cilat parti përfaqësohen në parlament dhe çfarë politike udhëheqin?
Këto janë partitë politike dhe numri i tyre në parlament:
- Socialdemokratët kanë 100 deputetë
- Moderatët e bashkuar kanë 70 deputetë
- Demokratët e Suedisë kanë 62 deputetë
- Partia e qendrës (Centerpartiet) ka 31 deputetë
- Partia e majtë ka 27 deputetë
- Demokristianët kanë 22 deputetë
- Partia popullore – liberalët (Liberalerna) ka 20 deputetë
- Partia e ambientit (Miljöpartiet) ka 16 deputetë
Në websajtet e partive gjegjëse mund të gjeni informata mbi qëndrimet partiake për çështje të ndryshme.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Så arbetar partierna