Cilat janë detyrat e parlamentit?
Parlamenti nxjerr ligje, vendos mbi tatimet dhe mbi shpenzimet shtetërore. Parlamenti mbikëqyr qeverinë dhe autoritetet tjera shtetërore dhe merr qëndrim në çështje të politikës së jashtme. Propozimet e qeverisë, në rastet më të shpeshta, shërbejnë si bazë për vendimet e parlamentit.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Cilat janë detyrat e qeverisë?
Qeveria i prin dhe e udhëheq shtetin. Këtë ajo e bën duke lënë propozime në parlament dhe zbaton vendimet që bie parlamenti. Në këtë punë qeveria ka mbështetjen e departamenteve të ndryshme dhe të rreth 300 organeve tjera shtetërore.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Regeringens webbplats
Kush ka të drejtë të lë propozime në parlament?
Vetëm qeveria, deputetët në parlament dhe organe të ndryshme shtetërore mund të lënë propozime në parlament. Propozimet e qeverisë quhen propozicione ndërsa propozimet e deputetëve të parlamentit quhen mocione. Mocioni në të shpeshtën e rasteve është një kundërpropozim ndaj propozicionit.
Individë ose organizata të ndryshme kanë mundësi të provojnë të ndikojnë në pushtet duke kontaktuar ndonjë parti të përfaqësuar në parlament apo ndonjë deputet parlamenti.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:
Çka është komisioni parlamentar dhe çfarë pune kryen komisioni parlamentar?
Komisionet parlamentare janë një lloj grupesh punuese me deputetë që kontrollojnë të gjitha propozimet në parlament. Komisioni parlamentar pastaj i lë një propozim të vetin dhomës parlamentare dhe shpjegon se si komisioni mendon që duhet të vendoset në çështje të ndryshme.
Parlamenti ka 15 komisione parlamentare me nga 17 deputetë në secilin komision. Ato janë të ndara në mënyrë të njëjtë si dhe në parlament, d. m. th. sipas numrit së votave që partitë kanë fituar në zgjedhje. Çdo komision parlamentar mban përgjegjësi për një lëmi të veçantë. Kështu për shembull komisioni parlamentar për arsim merret me propozime që kanë të bëjnë me shkollën.
Lexoni më shumë në gjuhën suedeze: