To main content
  • Start
  • Ledamöter & partier
  • Utskotten & EU-nämnden
  • Debatter & beslut
  • Dokument & lagar
  • Så funkar riksdagen
  • Webb-tv
The Swedish Parliament logotype, back to start page The Swedish Parliament logotype, back to start page
  • Lättläst
  • Teckenspråk
  • In English
  • Other languages
  • Ordbok
  • Start
  • Ledamöter & partier
  • Utskotten & EU-nämnden
  • Debatter & beslut
  • Dokument & lagar
  • Så funkar riksdagen
  • Webb-tv
  • Start
  • Other languages
  • Shqip (albanska)
  • Parlamenti dhe demokracia

Parlamenti dhe demokracia

Në cilin vit u afirmua demokracia në Suedi?

Viti 1921 konsiderohet viti kur demokracia definitivisht fitoi në Suedi. Në vitin 1919 parlamenti kishte vendosur mbi votim të përgjithshëm dhe të barabartë për mashkuj dhe femra. Pas këtij vendimi, dy vite më vonë, u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare. Në zgjedhjet e vitit 1921 pesë femra zunë vend në parlament.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

Riksdagens historia

Kush mund të votojë në zgjedhjet parlamentare?

Për të patur të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare duhet të jeni nënshtetas i Suedisë dhe të keni mbushur 18 vite. Në zgjedhjet për kuvende të prefekturave dhe të komunave të drejtë votimi kanë nënshtetasit suedez që më së voni ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vite dhe që janë të regjistruar në evidencën civile të prefekturës gjegjësisht komunës. Nënshtetas të secilit nga shtetet e Bashkësisë Evropiane si dhe nënshtetas të Islandës dhe Norvegjisë kanë të drejtë votimi me po ato kushte. Nënshtetas të shteteve tjera kanë të drejtë votimi nëse para zgjedhjeve kanë qenë të regjistruar në evidencë civile në Suedi tri vite me radhë.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

  • Val till riksdagen (lättläst)
  • Val till riksdagen
  • Valmyndighetens webbplats

Kur mbahen zgjedhjet parlamentare në Suedi?

Zgjedhjet mbahen në çdo katër vite. Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur në vitin 2018 dhe zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2022.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

  • Val till riksdagen (lättläst)
  • Val till riksdagen
  • Valmyndighetens webbplats

Sa përqind e popullatës votuan në zgjedhjet e vitit 2018?

87,2 përqind e atyre që kishin të drejtë votimi votuan në zgjedhjet e vitit 2018.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

Valmyndighetens webbplats

Kush vendos se cili do të jetë kryeministri?

Kryeparlamentari është ai që propozon një kryeministër ndërsa deputetët në dhomën parlamentare votojnë mbi propozimin e kryeparlamentarit. Mirëpo para se kryeparlamentari të dorëzojë propozimin ai e diskuton këtë me partitë të përfaqësuara në parlament.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

  • Vilka får bilda regering? (lättläst)
  • Så bildas regeringen

Kush emërton ministrat e qeverisë?

Vetë kryeministri emërton ministrat në qeveri. Ai person që bëhet ministër duhet të ketë të drejtën e votimit parlamentar. Kjo do të thotë se ai duhet të jetë nënshtetas suedez dhe duhet t’i ketë mbushur 18 vite. Këto janë kushtet e vetme formale për t’u bërë ministër.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

  • Vilka får bilda regering? (lättläst)
  • Så bildas regeringen
  • Regeringens webbplats

Cilat janë detyrat e kryeparlamentarit?

Kryeparlamentari udhëheq, organizon dhe planifikon punën e parlamentit. Kryeparlamentari kryeson kur dhoma parlamentare mban mbledhje, debaton dhe bie vendime. Një detyrë tjetër me rëndësi është që ai të udhëheq negociatat gjatë ndërrimit të qeverive (shih pyetjen 5). Kryeparlamentari i tanishëm i parlamentit suedez quhet Andreas Norlén.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

  • Talmannens uppdrag
  • Talmannen

A ka mbreti ndonjë detyrë në parlament?

Është detyrë e mbretit që çdo vit, në vjeshtë, të shpallë të hapur punën e parlamentit. Me këtë starton viti parlamentar. Mbreti është kryeshtetas i Suedisë, por ky është një funksion kryesisht me detyra reprezentative dhe ceremoniale.

Lexoni më shumë në gjuhën suedeze:

Kungahusets webbplats

  • Share on facebook
  • Share on twitter
  • Share on linkedin
  • Share by e-mail
  • Shqip (albanska)

    • Parlamenti dhe demokracia
    • Detyrat e parlamentit dhe të qeverisë
    • Debatet dhe vendimet e parlamentit
    • Deputetët dhe partitë
    • Kontaktoni dhe vizitoni parlamentin

Våra andra webbplatser

EU-information Öppna data Fira demokratin!

Följ Sveriges riksdag

The Swedish Parliament on Twitter The Swedish Parliament on YouTube The Swedish Parliament on Instagram The Swedish Parliament on LinkedInn

Följ talman Andreas Norlén

The speaker on Twitter The speaker on Instagram

Prenumerera

För dig som vill bevaka arbetet i kammaren och utskotten finns det flera olika sätt att välja mellan.
Följ & prenumerera

Växeln

08-786 40 00

Frågor om riksdagen och EU?

020-349 000
riksdagsinformation@riksdagen.se

Registrator

registrator.riksdagsforvaltningen@riksdagen.se
Kontakt Press Besök riksdagen
Arbeta hos oss För lärare Riksdagsbiblioteket Beställ och ladda ned
The Swedish Parliament logotype, back to start page
All offentlig makt i Sverige utgår från folket och riksdagen är folkets främsta företrädare.
  • Om webbplatsen
  • Kakor
  • Tillgänglighet
  • Lättläst
  • Teckenspråk
  • In English
  • Other languages
  • Ordbok
Till toppen